Ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili prej kohësh ndodhet jashtë vendit dhe dyshohet se po kërkon azil politik, është shfaqur për herë të parë në publik. Burime bëjnë të ditur se ai është fotografuar në një lokal në Zvicër, duke konsumuar pije dhe duhan. Deri më tani, pamjet e tij kanë qenë të rralla, ndërsa prania e tij jashtë Shqipërisë ka shkaktuar debat të gjerë në media dhe politikë. Ahmetaj vijon të jetë objekt hetimesh për çështje të ndjeshme të cilat janë ende në proces verifikimi nga organet përkatëse.