Sharra nga Vlora: Deputetja pa vlera (MONETARE) dhe drejtoresha “ONLY YOU”

Date:

Deputetja pa vlera (MONETARE) dhe drejtoresha “ONLY YOU”

Opinioni publik u njoh sot me faktin që Arben Ahmetaj “humbi” mandatin e deputetit dhe sipas Kodit Zgjedhor, radhën për ta fituar atë e kishte Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK, Dallëndyshe Bici.

Por çuditërisht ajo e refuzoi këtë detyrë dhe vendin e saj e zë Plarent Ndreca.

Kjo tingëllon disi e habitshme, sepse funksioni i deputetit në hierarkinë e detyrave, është nga më të rëndësishmit. Ai përfaqëson vullnetin e rreth 30 000 zgjedhësve dhe së fundmi është shoqëruar edhe me një pagesë të majme në krahasim me nivelin mesatar të shqiptarëve. Si i tillë, është nder dhe privilegj të shërbesh në një detyrë të tillë.

Por kjo nuk vlen për një kategori njerëzish si zonja në fjalë, e cila nuk e lëshon detyrën e drejtoreshës ose nuk e lënë ta lëshojë.

Ndoshta këtë detyrën e drejtueses së institucionit që më shumë se çdo tjetër u nxin jetën shqiptarëve, siç e bën ajo, nuk e bën askush tjetër, vetëm ajo!

Reagimi nga Hysni Sharra

Share post:

Popular

More like this
Related

Shije dhe ëmbëlsi fantastike! Si të përgatisni reçelin e kumbullave në dy mënyra

1.5 kg kumbulla të pjekura1 kg sheqer (sasia e...

Elon Musk: Do të tërhiqem përgjithmonë nga DOGE

Elon Musk, kreu i Tesla, tha dje të martën...