Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini, së bashku me ministrin Piro Vëngu, zhvilluan një takim me banorët e Rajonit 1, në një atmosferë entuziaste dhe mbështetëse. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve tregoi qartë përkrahjen për Mersinin dhe besimin në fitoren e saj më 11 maj.
Në takim mori pjesë edhe drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, i cili vlerësoi Mersinin si një zë të fuqishëm dhe të përkushtuar ndaj komunitetit. Po ashtu, kryebashkiaku Ermal Dredha shprehu bindjen se Rajoni 1 do të ketë një përfaqësuese dinjitoze në Kuvend.
Mersini falënderoi qytetarët për mbështetjen, duke e konsideruar këtë rrugëtim si një bashkëudhëtim drejt integrimit europian dhe zhvillimit të qëndrueshëm.