Bledi Çuçi nuk i afrohet dot Tragjasit, Bujar Leskaj politizoni dhe tallet me banorët

0
8

Bledi Çuçi dhe Bujar Leskaj vazhdojnë të injorojnë nevojat e banorëve të Tragjasit, duke përdorur këtë zonë për interesa të ngushta politike dhe pa asnjë angazhim real për zgjidhjen e problemeve që ata po përballen. Një nga shqetësimet më të mëdha është vjedhja e ujit të Izvorit, një problem që po ndikon drejtpërdrejt jetën e banorëve. Çuçi dhe Leskaj e kanë lënë Tragjasin të vuajë nga mungesa e ujit të pijshëm, dhe tani, pa i pyetur banorët dhe pa marrë parasysh interesat e tyre, po kërkojnë ta marrë barbarisht burimin e ujit të Izvorit për të përmbushur interesat e tyre të ngushta politike.

Ky veprim është një tjetër shembull i indiferencës së plotë ndaj komunitetit, ku politikanët preferojnë të ushtrojnë fuqi dhe të ndërmarrin vendime të dëmshme pa përfshirë banorët në procesin e vendimmarrjes. Tragjasi ka nevojë për mbështetje dhe zgjidhje reale, jo premtime boshe dhe veprime që shkelin të drejtat e qytetarëve të saj. Të dy politikanët, përmes veprimeve të tyre, tregojnë se janë të interesuar vetëm për votat e banorëve, pa asnjë vëmendje për mirëqenien e tyre afatgjatë.