Kandidati i PS, Piro Vengu, organizon takim në fshatin Kaninë për të dëgjuar shqetësimet e banorëve

0
13

Kandidati i Partisë Socialiste, Piro Vengu, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Kaninë, një zonë që prej vitesh përballet me shumë probleme infrastrukturore dhe sociale. Rrugët e brendshme të fshatit janë jashtë kushteve, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për lëvizjen dhe transportin e banorëve. Përveç kësaj, Kanina ka probleme të mëdha me tokat dhe pronësinë, që mbeten ende të pazgjidhura, pavarësisht premtimeve të shumta nga politikanët gjatë periudhës së fushatave zgjedhore.

 

Deputetët e Vlorës Nuk Kanë Shkelur në Kaninë Pas Fitores së Mandatit

Pavarësisht premtimeve të shumta gjatë fushatës zgjedhore, deputetët e Vlorës nuk kanë shkelur ende në fshatin Kaninë, që është përballur me një mori problemesh të pazgjidhura. Pas fitimit të mandateve, këta deputetë kanë haruar banorët e kësaj zone, duke i lënë përballë vështirësive të vazhdueshme. Rrugët e brendshme të fshatit janë jashtë kushteve, pronësia dhe çështjet me tokat janë ende të pazgjidhura, dhe mungesa e ujit të pijshëm vazhdon të jetë një problem i madh për banorët.

Kjo neglizhencë e politikanëve ka shkaktuar frustrim te qytetarët, të cilët janë kujtuar vetëm gjatë periudhës së fushatës dhe pas fitimit të mandatit, janë lënë në harresë. Banorët e Kaninës presin që ata të përmbushin premtimet e bëra, por deri tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret për të përmirësuar kushte e jetesës në këtë fshat.