Vetëm sot, 1015 qytetar kanë zbritur në portin e Vlorës për festat e fundvitit. Ata kanë parë një port të rrënuar totalisht. I ngjashëm me gjendjen e luftës. Në këtë port janë hedhur 15 milionë euro që u groposen në baltën poshtë tij, në atë kohë ishte drejtor Adi Malaj, vizionari i zhvillimit strategjik që i hapi rrugë ndërtimit të kompleksit të pallateve “Vlora Marin”.
Porti i Vlorës ka qenë pjesë e pandashme e qytetit dhe të paktën prej shekullit XVIII konsiderohej si limani i dytë më i rëndësishëm i Shqipërisë së jugut.
Sot ofrohet pamja më e shëmtuar e një qyteti bregdetar.
Përflitet për një port të ri në zonën e pyllit të Sodës, por deri atëherë kanë kaluar 5 vite dhe qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj u duhet të shkelin mbi këtë port të shkatërruar.