Egla Ceno – E fituara e Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh falenderon dhe shfaq mesazhin e saj inspirues
Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, fituesja shprehu mirënjohjen e saj dhe dha një mesazh të veçantë përmes një gjesti simbolik. Në fjalën e saj, ajo tha: “Falenderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, duke treguar bluzën e saj ku shkruhej: “E vogël, e brishtë, e pafajshme…”.
Mesazhi i saj reflektonte fuqinë e zërit dhe rëndësinë e përhapjes së mesazheve pozitive dhe inspiruese.