Pallati i sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos është mbushur plot me shqiptarë. Edhe shumë të tjerë të cilit ishin jashtë dyerve të pallatit të sportit u lejuan të hyjnë.
Kryeministri Edi Rama shprehu mirënjohje të thellë shqiptarëve që jetojnë në Itali ‘shëmbëlltyra rrezatuese të ribashkimit me Europën por dhe përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut.
‘Jam thellësisht i prekur. Dua ta dini që më ka emocionuar vala e nxehtë e përshëndetjeve të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar për ti vizituar. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra rrezatuese e pararojave shqiptarë të ribashkimit me Europën. Ju jo politika, jo media e as biznesi. Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re të qytetërimit europian. Jeni krenaria shqiptare’ tha Rama në fjalimin e tij e cila u shoqërua dhe me thirrje e emrit të tij në kor.