Specialitete Enogastronomike Vendase në Shqipëri – Një mundësi e mirë për promovimin dhe përfshrjen sociale të të rinjëve në Vlorë.

0
109

Specialitete Enogastronomike Vendase në Shqipëri – Një mundësi e mirë për promovimin dhe përfshrjen sociale të të rinjëve në Vlorë.

Ka filluar në Vlorë zhvillimi i kurseve të trajnimit në kuzhinë, aktivitet i projektit “Rezistenca margjinale: Modeli i ekonomisë qarkulluese për zhvillimin e profesioneve të territorit”, zbatuar nga Rajoni i Pulias, Biznes Albania, Qarku Vlore dhe Bashkia Vlorë.

Qëllimi kryesor është promovimi dhe përfshirja sociale e të rinjve që kanë më pak mundësi nga të tjerët, të grave dhe emigrantëve të kthyer, nëpërmjet fuqizimit dhe rritjes së mundësive për punë në sektorët e shërbimit dhe të hotelierisë, për të nxitur:

– Punësimin e të rinjve, grave dhe emigrantëve të kthyer, duke rivënë në përdorim aftësitë e fituara;

– Zhvillimin e soft skills-ave që i duhen kompanive nga pjesëmarrësit e kursit;

– Një hapje më e madhe e pjesëmarrësve më të rinj ndaj Bashkimit Evropian, si një mundësi për rritje personale, kulturore, sociale dhe profesionale.

Për më tepër, aktivitetet e zhvilluara si pjesë e këtij aktiviteti trajnimi do të kontribuojnë në:

– Rritjen dhe konsolidimin e nivelit të kompetencave bazë të të gjithë pjesëmarrësve;

– Të rrisë aftësitë e marrëdhënieve ndërpersonale dhe të zhvillojë aftësinë e vetëvlerësimit të pjesëmarrësve, duke nxitur vetëvlerësimin dhe orientimin e tyre;

– Të nxisë emancipimin dhe integrimin social të pjesëmarrësve, duke parandaluar dhe duke minimizuar vështirësitë shkollore/arsimore dhe rrezikun e përfshirjes në sjellje devijuese apo shqetësuese dhe margjinalizimin në peridhën afatmesme;

– Të zhvillojë vetëdijen e pjesëmarrësve për projektin e jetës së tyre personale, nëpërmjet zhvillimit të fuqizimit personal dhe integrimit social;

– Të përmirësojë aftësitë bazë, ato të tërthorta dhe aftësitë tekniko-profesionale, që pjesëmarrësit kanë përftuar gjatë stazhit me kompanitë e sektorit të hotelierisë, duke lehtësuar kualifikimin e tyre në tregun e punës dhe/ose në zhvillimin e aftësive për të bërë biznes, edhe nëpërmjet përvojës që kanë fituar në kompanitë më pararojë në sektorin e hotelierisë.