Skandali /Nuk paguajnë vjetërsinë – Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlore dëm ekonomik miliona euro.

0
25

Skandali /Nuk paguajnë vjetërsinë – Ujësjellës Kanalizime sh.a Vlore dëm ekonomik miliona euro.

Prej shumë vitesh me radhë në UK Vlorë ka mbizotëruar injoranca finaciare në shkelje të plotë të ligjit.

Punonjësve u është mohuar një e drejtë themelore, nuk u është paguar vjetërsia, 2% në vit.

Punonjësit janë ndeshur me këtë fakt skandaloz në momentin që kanë mbushur vitet për të dalë në pension. Shuma e përllogaritur më e ulët se normalia më pas janë drejtuar gjykatës, e cila ka vendosur në favorin e tyre. Dhjetëra punonjës kanë përfituar një dëmshpërblim të përllogaritur prej 40 milionë lekë të vjetra për person, të cilat do të paguhen nga financat e UK.

Nga ana tjetër qëndron Drejtori aktual Sokol Kananaj I cili ka heshtur, duke mos dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë skandal finaciar. Ndërkohë kjo situatë duhet të hetohet nga prokuroria, KLSH, Auditi I Brendshëm i UK.

Dëmi ekonomik duhet të paguhet nga ish drejtorët dhe shefat e financave në UK Vlorë dhe Bashkia Vlorë.

Teoricientët analfabet do të kalojnë në kolaps institucionin më jetik për qytetin.

Po Ermal Dredha pse nuk reagon ?

Ky detyrim ekonomik do të çojë në bllokimin e llogarive të kësaj ndërmarrje nga përmbarimi. Situatë e cila më pas bllokon punën në këtë ndërmarrje jetike për qytetarët.

Edi Rama papërgjeshmëria e punonjësve, shkaku i dëmit ekonomik. Vetëm ju e ktheni normalitet gjendjen e krijuar në këtë institucion.