Tirana qendra e turizmit europian

0
15

Tirana qendra e turizmit europian, Rama: Pritëm 10 mln turistë vitin që lamë pas! Sfidë të ruajmë natyrën që Shqipëria të mos humbasë bukurinë

Tirana priti takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit. Ministra e përfaqësues të sektorit të turizmit nga 40 shtete të kontinentit, si dhe drejtues të kësaj organizate morën pjesë në takim, me në fokus turizmin.

Kryeministri Edi Rama fjalën e tij e fokusoi në suksesin e turizmit, me 10 mln turistë që vizituan vendin tonë në vitin 2023. Rama tha se kjo është një sfidë, që tregon sa shumë punë ka përpara Shqipëria në fushën e turizmit. Kreu i qeverisë thekson se është e rëndësishme ruajtja e natyrë, historisë dhe trashëgimisë me qëllim që t’ua lëmë brezave të ardhshëm dhe që vendi ynë të mos e humbasë bukurinë.

“10 mln turistë vjet dhe me shifra shumë të larta gjatë këtyre tre muajve të parë të vitit. Ky nuk është vetëm sukses, por edhe sfidë e madhe. Ka shumë gjëra për të zgjidhur nëse nuk duam që Shqipëria të humbasë bukurinë.