Digjet gjatë natës makina e drejtoreshës së Tatim Taksave Vlorë Anjeza Shiko.
Makina ka qenë e parkuar në garazh….
Policia po heton për ngjarjen për të.mësiar autorët…..por nga ana tjetër:
Mësojmë se Shiko ka kërkuar urdhër mbrojtje.
Se ndaj kujt këtë ende e kemi të paqartë.
Informacion parapak nga Policia e Shtetit
Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.