Përçarja e dy miqve të Gërdecit, Mediu dhe Delijorgji, show para GJKKO dhe familjes së viktimave

0
29

Gjyqi i djeshëm për tragjedinë e Gërdecit na zbuloi një zhvillim të madh, që kaloi thuajse pa u ndjerë; përçarjen e dy emrave kryesorë të çështjes Gërdeci, e cila po rigjykohet në GJKKO, Fatmir Mediu dhe Mihail Delijorgji. Pas pothuajse 3 vitesh nga rihapja e dosjes së Gërdecit, ku Gjykata e Posaçme ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, biznesmeni Mihal Delijorgji u kërkua me ngulm nga SPAK që të dëshmonte. Por kushdo që priste që Delijorgji të fliste për ngjarjet e 15 marsit 2008, u zhgënjye. Biznesmeni që dikur e quajti Gërdecin një sabotazh e jo një aksident, kësaj here qepi gojën dhe i veshur si James Bond, doli nga dyert pa folur asnjë fjalë.

Ajo që nuk u kuptua, ishte zhgënjimi i Fatmir Mediut. Ish-ministri i Mbrojtjes në kohën kur ndodhi shpërthimi indirekt iu referua Delijorgjit kur tha se “dëshmitarët që thirren nuk ndihmojnë procesin”. Edhe pse fshehu emrin, ai nuk fshehu dot irritimin.