Lajthit Bashkia Vlorës / Bllokon rrugën për në spital, jep zgjidhjen: Kaloni nga byepassi.

0
28

Lajthit Bashkia Vlorës / Bllokon rrugën për në spital, jep zgjidhjen: Kaloni nga byepassi.

Ambulancës për të shkuar në spitalin Rajonal të Vlorës i duhet 20 minuta, jeta e pacientëve është në rrezik. Ndërsa bashkia njofton se do të devijohet kalimi duke i rënë rreth e rrotull për shkak të papërgjegjshmërisë së bashkiakëve.
Njoftimi i dërguar sot nga bashkia tregon dhe njëherë nivel të ulët të përgjegjësisë ndaj qytetarëve.
Ermal Dredha , Kryetari i Bashkisë Vlorë, nuk reagon, hesht përballë kësaj afere me ndikim të drejtpërdrejtë në xhepin dhe shëndetin e qytetarëve.
Pse bashkia nuk zgjedh të punoj natën ?
Kush e siguron jetën e qytetarëve?
Sa lekë janë shpenzuar për këtë rrugë?
Kush qëndron pas kësaj afere?
Kush i paguan drejtuesit e automjeteve për dëmet që ka shkaktuar kjo rrugë.
Vetëm KM Edi Rama mund të zgjidhi situatën e krijuar në qytetin bregdetar.
Kaplimi i këtij institucioni nga arroganca, injoranca dhe shtimi i sekserëve në aksion, ka ulur ndjeshmërinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe besimin e qytetarëve te institucioni i Bashkisë Vlorë.