Neglizhenca e Bashkisë shton vuajtjet për banorët e lagjes “28 Nëntori” në Vlorë

0
46

Neglizhenca e Bashkisë shton vuajtjet për banorët e lagjes “28 Nëntori” në Vlorë

 

Një rrugë lagje në zonën e tregut në Vlorë ka shkaktuar një skandal të vërtetë për banorët e saj. Me gropa, baltë të ofron një panoramë të shëmtuar, kjo rrugë po bëhet një problem serioz për komunitetin. Edhe pse ndodhet vetëm 80 metra larg sheshit Flamurit dhe 30 metra nga Hotel Sazani, bashkia e Vlorës duket se nuk po merr asnjë masë për të zgjidhur këtë çështje.

 

Për banorët, kjo situatë shpreh mungesë reagimi nga bashkia që është një shenjë e qartë e mungesës së prioriteteve. Në vend të fokusimit në nevojat e komunitetit, duket se koha dhe burimet po shpenzohen për tendarat korruptive. Kjo pamje tregon mungesë kujdesi nga bashkia, banorët ndjehen të braktisur dhe të lënë vetëm përballë problemeve të tyre të përditshme.

 

Ndërsa banorët vazhdojnë të përballojnë këtë mungesë të kujdesit, ky është një shqetësim serioz për sigurinë e tyre. Fëmijët, të moshuarit dhe të gjithë ata që përdorin këtë rrugë përballen me rreziqe të panevojshme, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për ta.

 

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që bashkia e Vlorës të ndërhyjë menjëherë për të rregulluar këtë situatë. Vuajtjet e banorëve të lagjes 28 Nëntori duhet të merren seriozisht dhe të adresohen në mënyrë të menjëhershme për të siguruar një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë.