Në një projektligj të shpërndarë në fillim të këtij muaji të gjitha palëve, përfshi edhe SPAK; kërkohet të krijohet Zyra e Rikuperimit të Aseteve të krijuara nga veprimtaria kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme. Në nenin 19 të projektligjit propozohet që Prokuroria e përgjithshme dhe SPAK duke caktuar pika kontakti, të njoftojnë ZRA për letër porositë që dërgohen jashtë vendit dhe që kanë të bëjnë me ngrirjen dhe sekuestrimin e përkohshëm të këtyre aseteve. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe agjencia e pasurive të konfiskuara.
Kjo zyrë planifikohet të krijohet pranë drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe propozohet që të ketë kompetencë edhe jashtë Shqipërisë, duke u bazuar në marrëveshjet dy palëshe me shtetet ku policia shqiptare do gjurmojë pasuritë e të dyshuarve. Duke caktuar kompetencat e drejtorisë ZRA, veç gjurmimit parashikohet të ketë dhe gjetjen e makanizmave efektivë si dhe shkëmbimin e informacioneve.
Në projektligjin e shpërndarëve prokurorive dhe gjykatave sugjerohet kontrolli i përfitimeve pasurore në të cilat përfshihen jo vetëm depozitat monetare dhe pronat e paluajtshme, por edhe ceqet dhe urdhër pagesat.
Drejtoria do të ketë të atashuar një komitet këshillimor i përbërë nga agjencia e pasurive të sekuestruara, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, njësia e inteligjencës financiare dhe Banka e Shqipërisë.
Zyra e rikuperimit të Aseteve do të gjurmojë të ardhurat e dyshimta do të gjurmojë edhe asetet e politikanëve apo apo subjekteve juridike të lidhur me ta deri tek ngritja e aseteve, sipas një autorizimi që i jep akses në regjistrin kombëtar të llogarive bankare. Por përfshihen edhe partnerët ndërkombëtare që merren me hetimin financiar dhe disa agjenci të njohura e të përmendura në projektligj që ju është shpërndarë aktorëve në datën pesë mars dhe konsultimet mbyllet në 25 mars 2024.