Skandal/ “Pusetat e betonit”, burim aksidenti në rrugën e vjetër Vlorë – Fier
Në rrugën e vjetër Vlorë – Fier, puseta të ndërtuara pa kujdes kanë shkaktuar shqetësime për sigurinë rrugore.
Ndërtimi i tyre është kryer pa llogaritur mirë përmasat e betonit. Këto objekte kanë dalë sipër rrugës, duke u bërë shkak për aksidente rrugore. Autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë për të korrigjuar këtë situatë. Është e rëndësishme që firma zbatuese e projektit të marrë përgjegjësinë e duhur për këtë gabim dhe të korrigjojë çdo problem në mënyrë të menjëhershme për të parandaluar aksidentet në të ardhmen.
Shqetësimi është ngritur nga banorët e zonës të cilët të frikësuar nga kjo situatë nuk din ku të drejtohen.