Nën hetim nga SPAK, lirohet nga detyra Rajmonda Balilaj!

0
22

Këshilli i ministrave ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme lirimin nga detyra të dy prefektëve, të qarkut të Fierit dhe të Vlorës

Konkretisht është liruar nga detyra Rajmonda Balilaj e pezulluar më herët nga detyra me vendim të GJKKO pasi po hetohet nga SPAK për abuzim me një tender të dhënë në kohën kur ka qenë në krye të Bashkisë Patos.

“V e n d i m për lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Fierit; Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosur: Znj. Rajmonda Balilaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.”