Vlorë/Pallati i Sportit Flamurtari në Gjendje të Mjerueshme – Rrezikohet Jeta e Sportistëve

0
34

Perdet dhe zgavrat e krijuara në vite në tarracën e Pallatit të Sportit Flamurtari japin përshtypjen e një situate pas lufte. Pamja e këtij objekti sportiv tregon qartë amortizimin dhe lagështinë që mbizotëron kudo. Nga ana tjetër ka një indiferentizëm të theksuar ndërvite. E përdorin për evente të ndryshme duke i fshehur rrezikshmërinë, kanë guximin dhe ftojnë qytetarët.

Perdet e lidhura me ngjutës, duhet të kenë aty që nga koha e krijimit të këtij pallati. Nostalgjia e një epoke të harruar gjendet vetëm këtu. Gjendja skandaloze duket me sy të lirë, duke e bërë të qartë se nevojitet një ndërhyrje urgjente. Këtë realitet duhet ta ketë në vëmendje Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Pallati i Sportit Flamurtari nuk është vetëm një objekt sportiv, por një fushë ku formohen breza të shumtë në disiplina të ndryshme, duke sjellë krenari për qytetin e Vlorës

Në këtë objekt,  breza talentuar fitojnë kupa dhe tituj, ndonëse, me zhgënjim, ata sërish luftojnë me këtë situatë të patolerueshme ku rrezikohet jeta e sportistëve dhe sportdashësve. Është imperativ që Kryetari Dredha të vë në prioritet përmirësimin dhe sigurinë e këtij pallati, duke ruajtur kështu trashëgiminë sportive të qytetit tonë dhe duke garantuar një mjedis të sigurt për zhvillimin e aktiviteteve sportive.