Brigada V Sulmuese – Nga brigjet e Jonit deri në Sanxhak!
80 vite më parë, më 20 janar 1944 themelohej Brigada V Sulmuese në Bramyshnje të Tërbaçit, një nga formacionet ushtarake më të lavdishme dhe heroike të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Për shkak të aktivitetit heroik, me 357 dëshmorët e saj, të rënë në fushën e betejave ndaj pushtuesve nazistë, Brigada e V mban titullin “Hero i Popullit” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Misioni i saj historik përmblidhet më së miri në refrenin e himnit të kësaj Brigade, e cila e shkroi historinë e saj me gjakun e 357 dëshmorëve.