Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “murtaja afrikane” dhe “Influenca Aviare”

0
21

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se ka ndaluar importin e derrave nga disa shtete, për shkak të përhapjes së virusit ASF apo siç njihet ndryshe murtaja afrikane e derrave.

Ministria sqaron opinionin publik se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shfaqur të këtyre sëmundjeve dhe se strukturat janë në ndjekje të situatës për të parandaluar përhapjen në territorin shqiptar.

 

“Për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe parandalimin e përhapjes së saj, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes së sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, program që zbatohet në të gjithë territorin e vendit.

Për sëmundjen e Influencës Aviare (që njihet ndryshe si gripi i shpendëve) zbatohet i njëjti parim si për Murtajen Afrikane”, thuhet në njoftim