Lufta/ Bregu Perëndimor: U kryen bastisje dhe dhjetëra arrestime nga forcat izraelite, 46 të arrestuar

0
31

Transmetuesi arab Al Jazeera thotë se në orët e fundit janë kryer bastisje dhe dhjetëra arrestime në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite. Sipas burimeve lokale, 46 persona që i përkisnin së njëjtës familje u ndaluan në zonën e Betlehemit.

 

Dy ditë pas sulmit iranian në territorin e tij, Pakistani kreu brenda natës “sulme ndaj strehimoreve terroriste” në Iran, duke rezultuar në shtatë të vdekur: 4 fëmijë dhe 3 gra, sipas mediave shtetërore iraniane.

 

“Këtë mëngjes, Pakistani kreu një seri sulmesh precize, shumë të koordinuara dhe të shënjestruara kundër strehimoreve terroriste në provincën Sistan-Baluchistan në Iranin juglindor”, njoftoi Ministria e Jashtme pakistaneze në një deklaratë.