Në 556-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405-17 janar 1468), Biblioteka e Vlorës hap ekspozitën “Madhështia e jetës dhe veprës së Skënderbeut”. Prezentohen botime studimore, historike dhe letrare nga autorë shqiptarë dhe të huaj, shfaqur si dëshmi dhe vlerësim për madhështinë e jetës së Skënderbeut. Ftojmë qytetarët vlonjatë dhe dashamirës të bibliotekës të vizitojnë këtë ekspozitë dhe të njihen më afër me trashëgiminë e shquar të Heroit Kombëtar.