Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, u zhvillua një ceremoni, me rastin e 111-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të Policisë, ish-pjesëtarë të uniformave blu ndër vite, familjarë të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës, drejtues dhe punonjës të DVP Vlorë.
Zvëndësdrejtori për Sigurinë Publike Kryekomisar Gazment Shehu, gjatë fjalës përshëndetëse, shprehu vleresimin maksimal për punën e punonjësve të Policisë dhe mbështetjen për familjarët e Dëshmorëve të Policisë, si dhe falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen.
Në përfundim të ceremonisë, u shpërndanë certifikata për shërbime të dalluara, për 3 punonjës Policie, për meritat e veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit