11 Shkurt – Dita Europiane e thirrjeve të emergjencës

0
25

11 Shkurt – Dita Europiane e thirrjeve të emergjencës

 

112 është numri unik europian i emergjencave që mund të përdoret pa pagesë kudo në vendet e BE-së. Për të bërë edhe më të njohur numrin e emergjencave, 11 shkurti u vendos si Dita Europiane e Thirrjeve të Emergjencës. Kjo ditë synon gjithashtu t’u kujtojë njerëzve rëndësinë e thirrjeve të emergjencës dhe punën e domosdoshme të strukturave operacionale të emergjencës

 

Që nga viti 2015, shumica e mbi 1,000 telefonatave të emergjencës në ditë në Shqipëri, që përcillen nëpërmjet numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112 janë përgjigjur nga Policia e Shtetit dhe koordinohen me të gjitha strukturat e tjera të emergjencave.

 

Numri i unifikuar i thirrjeve emergjente 112 garanton funksionimin e komunikimit dhe njoftimit të situatave emergjente në të gjithë territorin e 🇦🇱, si edhe aktivizimin e shërbimeve kombëtare të emergjencës.